Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

FITR do ta prezantojë analizën e aplikuesve nga thirrja publike për grante për zhvillim teknologjik

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik sot do ta prezantojë analizën e aplikuesve nga thirrja publike “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”.

Në konferencë për shtyp me këtë rast, e cila mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe në profilin zyrtar në fejsbuk të FITR, do të mbajnë fjalim edhe Drejtori i Fondit, Kosta Petrov dhe Tanja Ilijevska nga Sektori për planifikim strategjik, analizë dhe programe për mbështetje të sektorit privat.

Më 6 prill, kur ishte afati i fundit i aplikimit, FITR kumtoi se gjithsej 706 kompani vendase kanë aplikuar për thirrjen publike, që është një numër rekord i aplikacioneve të paraqitura brenda të gjitha thirrjeve publike të bëra deri më tani.

Buxheti i përgjithshëm i thirrjes publike është gjashtë milion euro ose 2.500.000 denarë për ndërmarrjet mikro, deri në 5.000.000 denarë për ndërmarrjet e vogla dhe deri në 10.000.000 denarë për ndërmarrjet e mesme. Përmes kësaj thirrjeje, FITR siguron 70 për qind nga buxheti i projektit për ndërmarrje mikro ose të vogël ose 60 për qind për ndërmarrje të mesme.

Gjatë thirrjes, e cila zgjati 60 ditë, për përdoruesit e mundshëm u mbajtën 20 sesione informacioni, ndërsa pakeon e aplikacionit e shkarkuan madje 1588 kompani.

Sipas FITR, qëllimi kryesor është të mbështeten kompanitë vendase për të krijuar kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të realizojnë rritje të përshpejtuar, ta rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare duke futur teknologji të reja, inovative, të përparuara, “të gjelbërta” dhe digjitale për shndërrimin e tyre.

Në thirrjen, përveç ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mundësi për të aplikuar kishin edhe institucionet shëndetësore private (ISHP)

Postime të ngjashme

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...