Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

FITRCLASSROOM: Maqedonia e Veriut me strategji kombëtare për inteligjencë artifiaciale

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen kompanitë inovative në fushën e inteligjencës artificiale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte tema e #FITRClassroom të fundit #FIZHT, të organizuar nga FIZHT.

Mendimet dhe përvojat e tyre në këtë temë i prezantuan përfaqësuesit e kompanive që me mbështetjen e FIZHT arritën të zhvillojnë projekte të suksesshme në këtë industri: Svetllana Kordumova Trajanova-Pixyle.ai, Hristijan Gjoreski nga Aidea Lab, Nino Karas nga Codewell unlimited, Dashmir Istrefi nga HoyoTech dhe Aleksandar Saveski nga kompania Si-mAInd.

“FIZHT do të vazhdojë të jetë nxitësi i ndryshimit në shoqëri. Prandaj, do të inicoj që në Qeveri të ngrihet një grup pune që do të punojë në Strategjinë kombëtare për inteligjencë artificiale, e cila do të drejtohet institucionalisht nga FIZHT dhe e cila më pas do të hyjë në tablonë e madhe për zhvillimin e vendit, e ajo është Strategjia kombëtare e zhvillimit 2021-2041, tha në fjalimin e tij Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet.

Nisma për të krijuar një Strategji kombëtare për inteligjencë artificiale është fillimi i përpjekjeve të Qeverisë dhe FIZHT, e cila do të mundësojë transformimin dixhital të të gjithë industrisë, do t’u mundësojë kompanive të kapërcejnë sfidat me të cilat përballen dhe do të krijojë mundësi për zhvillimin e inteligjencës artificiale nga ana e kompanive.

Përfaqësuesit e #FITRCLASSROOM theksuan se qasja deri në qendrat e të dhënave, nevoja për arsim adekuat, si dhe nevoja për pajisje të fuqishme janë sfidat kryesore me të cilat përballen kompanitë që zhvillojnë inovacione të bazuara në inteligjencën artificiale.

FIZHT tregon se të gjithë përfaqësuesit ranë dakord që miratimi i Strategjisë kombëtare për inteligjencë artificiale do të sjellë shumë përfitime për ta si kompani që tashmë po zhvillojnë inovacione por edhe për të gjithë që duan të fillojnë të zhvillohen në këtë drejtim.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...