Agjencia Zhurnal.mk

FIZHT: Vazhdon afati i thirrjes publike për zhvillim teknologjik për përshtatje të shpejtë të Covid deri më 3 korrik

Shkup, 29 qershor – Zhurnal.mk – Deri më 03.07.2020 vazhdon afati për aplikimin e thirrjes publike për përshtatje të shpejtë të KOVID-19, kumtoi sot Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT).

Siç informon FIZHT, aplikacionet mund të parashtrohen deri më tre korrik në orën 14:00.

“Kjo thirrje, dedikohet për rim[këmbje të shpejtë ekonomike, për kompani mikro, të vogla dhe të mesme me potencial për punë të suksesshme, ndërsa afati vazhdon për shkak të interesit të madh dhe mbi 2.000 pakove të shkarkuara të aplikacioneve, në kërkesë të kompanive vendore, por edhe për shkak të derdhjes së rritur të aplikacioneve ditën e fundit për aplikim për çka shkaktohen edhe probleme teknike”, thekson Fondi.

Buxheti inicial i thirrjes publike është 200 milionë denarë. Mbështetja financiare është strukturuar sipas madhësisë së kompanisë edhe atë deri në 750.000 denarë për kompani mikro, 1,5 milionë denarë për kompani të vogla dhe deri në tre milionë denarë për kompani me madhësi të mesme dhe nuk mund të kalojë 70 për qind nga buxheti i përgjithshëm i investimit. Tridhjetë për qind të mbetura janë mjete të cilat i sigurojnë vetë kompanitë.

Mjetet mund të dedikohen për investime në digjitalizimin e IT sistemeve, riorganizim të punës, avancim të prodhimeve dhe shërbimeve, furnizim të pajisjeve, si dhe masa mbrojtëse për punëtorët. Me masën janë përfshirë kompani që në dy vitet e fundit nga puna nuk kanë regjistruar humbje, përveç start-all kompani deri në tre vjet ekzistim, të cilat janë përjashtuar nga ky kusht. Kjo masë zhvillimore është e gatshme në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Risi në thirrje janë edhe kriteret për vlerësim, në pjesën e nxitjes së pjesëmarrjes së kompanive me gra në strukturën udhëheqëse gjegjësisht strukturë personale. Gjithashtu, sistem i veçantë për pikat është paraparë për kompanitë që vijnë nga rajone më pak të zhvilluara, të cilat do të kenë edhe epërsi gjatë selektimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!