Fjala ‘Google’ është më e kërkuara në motorin e kërkimit Bing të Microsoft

Fjala më e kërkuar në motorin e kërkimit të Bing nga Microsoft është Google, ka deklaruar Google.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pretendimi u bë në gjykatë, pasi Google bëri kërkesën e tij për të apeluar kundër një gjobe prej 4.3 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për abuzim me fuqinë e saj në treg.

BE-ja akuzoi Google kinse kjo kompani ka përdorur suksesin e Android në tregun e smartfonave për ta bërë Google motorin e paracaktuar të kërkimit.

Por Google iu është kundërpërgjigjur se shërbimi i tij është më i njohuri.

“Ne kemi paraqitur dëshmi që tregojnë se pyetja më e zakonshme e kërkimit në Bing është deri tani, ‘Google’”, tha avokati Alfonso Lamadrid në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së.

“Njerëzit e përdorin Google sepse e zgjedhin atë, jo sepse janë të detyruar ta përdorin”, ka shtuar ai. 

Related posts

“E drejta për të riparuar” lëvizja që po fiton fuqi në SH.B.A. dhe Evropë

D V

Orë e frymëzuar nga Super Mario – kushton 1900 euro dhe do shiten vetëm 2000 kopje

D V

Pas akuzave të ish-punonjëses së Facebook, se rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shoqëri – Zuckerberg thyen heshtjen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More