Agjencia Zhurnal.mk

Fjalët e para të Pjanic si lojtar i Barcelonës

Barcelona e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet transferimi më i ri i klubit, Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak nënshkroi për katalunasit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Arthur Melon, me ç’rast ky i fundit kaloi te Juventusi.

Pasi ka shkruar një letër të gjatë për tifozët e Zonjë së Vjetër, 30-vjeçari është zotuar se do të japë gjithçka me fanellën e Blaugranëve.

Mesazhin për tifozët e Barcelonës, ai e ka dhënë në një xhirim të shkurtër të shpërndarë në faqet e klubit në rrjetet sociale.

“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Forca Barca!”, janë fjalët e para të Pjanic si lojtar i klubit spanjoll.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...