Fjalët përfundimtarë për 27 prillin, mbrojtja: Janakievski është i pafajshëm

Shkup, 14 Korrik – Në fjalët përfundimtare për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakievski thekson se me as një dëshmi materiale dhe verbale nuk mund të vërtetohet se Janakievski ka marr pjesë në organizim. Theksojnë se kualifikimi i veprës është i rëndë dhe çdo dhunë nuk nënkupton rrezikim terrorist të rendit kushtetutës apo rrezikim të shoqërisë. Në aktakuzë nuk ka elemente kryesore ligjore të terrorizimit me të cilat mund të vërtetohet kualifikimi. Akzoi se bëhet fjalë për vepër klasike politike.

 

“Në as një nga dëshmitë e prokurorisë nuk përmendet Mile Janakievski si person i cili ka pasur rol apo ka marrë pjesë në përgaditjen e ndonjë plani. Mile Janakievski nuk ka qenë në Kuvend, nuk ka qenë deputet, nuk ka pasur as një funksion shtetëror këtë e them për të ju bindur se nuk ka mundur të ndikojë tek askush e aq më pask tek sigurimi i Kuvendit dhe MPB-ja.”, tha Aleksandar Novakovski, avokat.

Janakievski: Jam i pafajshëm para zotit vetes e familjes

Janakievski pret vendim të drejtë dhe tha se me asgjë nuk ka kontribuar të ndodhin ngjarjet e 27 prillit.

“Në dëshminë time para gjykëtës edhe sot dua të dëshmojë se unë për këtë ngjarje e cila nuk guxon asnjëherë të përsëritet, para Zotit, vetes dhe familjes jam i pastër dhe do të petencoj se me asgjë nuk ka kontibuar të ndodhin ngjarjet e 27 prillit. Theksoj se hetimi për këtë ngjarje ka mbaruar pa mu mundësuar e drejta e dëshmisë sipas Ligjit për procedurë penale.”, tha Mile Janakievski, i akuzuar.

Të akuzuar për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit janë Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristrvski dhe Vlladimir Atanasovski. Në hetim u përfshinë edhe ish Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski.

Related posts

Mos pranoni regjistrues pa legjitimacion, thonë nga ESHS

Redaksia

Kryeministri bullgar: Nevojitet dialog më efikas për zgjidhjen e çështjeve bilaterale

Z H

UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More