Maqedoni

Fjalim i kryeministrit Zaev dhe ministres Carovska me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot do të kenë fjalim me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve, në sheshin e qytetit në Shkup, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Ngjarja, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar është pjesë e fushatës “Mësojmë nga ju. Ju faleminderit!”, që Ministria e Arsimit dhe shkencës dhe UNICEF-i do ta zbatojnë gjatë vitit shkollor 2020/2021.

Siç kumtoi Zyra e UNICEf-it në Shkup, në ngjarje, fjalim do të ketë edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani, me ç’rast do të prezantohet instalimi me çanta të shkollës që t’u japim mirënjohje dhe falënderim mësimdhënësve për rolin kyç që e kanë në sigurimin e arsimit cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve gjatë realizimit të potencialit të tyre.

Instalimi me çanta të shkollës do të vendoset në sheshin e qytetit në Shkup tre ditë me radhë, duke u mundësuar vizitorëve që të përfshihen me mesazhe të tyre për mësimdhënësit.

Postime të ngjashme

VMRO: Mançevski i tha lamtumirë Zaevit sepse e di se është me mafian

T E

Kopshti Zoologjik në Shkup do të mbyll dyert nëse vizitorët nuk mbajnë maska

XH,I

VMRO-DPMNE: Zaev përgatit Deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...