Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Fjalim tradicional i Presidentit me bojkot tradicional nga opozita!

Zhurnal Ads

Shkup, 17 dhjetor, zhurnal.mk – Problemi me Bullgarinë që ka bllokuar integrimet e Maqedonisë së Veriut dhe kovid-kriza ishin pjesë e fjalimit të djeshëm vjetorë në Kuvend i Presidentit Stevo Pendarovski.

Maqedonia e Veriut është shtëpi e përbashkët për të gjithë ne ku nuk ka ndarje, tha kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij duke komentuar qasjen e shqiptarëve në çështjet që tangojnë identitetin maqedonas.

“E them me përgjegjësi, sepse jam dëshmitar në këto procese më shumë se 20 vite qysh në vitet e 90-ta kur bisedonim me Greqinë, se faktori politik shqiptar edhe kur ka qenë në pushtet edhe në opozitë, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur sjellje skajshmërisht korrekte dhe mirëkuptuese në përpjekjet tona për ruajtjen dhe promovimin identitetin maqedonas”, deklaroi presidenti Pendarovski duke shtuar se vendi edhe përkundër vetos bullgare do të vazhdojë rrugëtimin evropian.

Presidenti, Stevo Pendarovski foli edhe për gjendjen rreth pandemisë dhe ballafaqimi me të njejtën. Ai tha se nuk duhet të lejojmë që mjekët gjysmë të shkolluar dhe sharlatanë të ndikojnë në vendimin për vaksinimin.

“Detyra jonë më e rëndësishme pas pandemisë Covid është të bëjmë një analizë të funksionimit të rendit juridik. Në fillim të vitit të ardhshëm, unë do të marr vendim mbi një debat publik mbi krizat dhe menaxhimin e emergjencave. Lidhur me kufizimin e lëvizjes dhe marrëdhëniet sociologjike, ne dështuam, duke pasur parasysh që masa të tilla shtrënguese prekën qytetarët psikologjikisht”, ka deklaruar Pendarovski duke shtuar se kjo ka krijuar mosbesim në institucione, prandaj nuk presim fushata negative të vaksinimit.

Për njohësit e proceseve poltike fjalimi i presidentit ishte emotiv por edhe përmbushje e obligimit të tij kushtetues të mbajë këtë fjalim.

Analisti politik Dame Çkatroski tha se Pendarovski ka një pozitë të keqe dhe jo të qartë rreth kontestit me Bullgarinë. Ai thotë se në pranverë presidentit do ti bëhet edhe më e qartë se në çfarë problemi serioz kemi hyrë dhe rolin e tij në zgjidhjen e këti problemi.

“Fjalim shumë emotiv rreth mardhënieve maqedono-bullgare. Me siguri një pjesë e problematikës i është e qartë por vonë. Presidenti ka një pozitë tejet të keqe rreth pastrimit të këtyre mardhënieve. Në pranverë do ti bëhet edhe më e qartë se në çfarë problemi të rëndë kemi hyrë dhe roli i tij për të zgjidhur këtë problem”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Qenan Aliu fjalimin e presidentit Pendarovski në kuvend e vlerëson si përmbushje e obligimit kushtetues për këtë adresim në kuvend dhe përmes kësaj edhe drejt qytetarëve të vendit. Sipas tij ky fjalim ishte i balansuar.

“Ajo që dua të theksoj ka të bëjë me faktin se sikur tërhoqi vijë të kuqe lidhur me kontestin e shpërfaqur me shtetin fqinjë Bullgarinë kësaj përket vetos së tyre për bllokimin e çeljes ës negociatave me BE. Vijat e kuqe në politikë sikur nuk janë shumë të preferueshme nga faktori ndërkombëtarë. Tjetër është fakti se lavdëroi faktorët politik shqiptarë për qëndrimin e tyre për krah këtij kontesti duke e cilësuar si korekt. Dhe në këtë kuptim duhet të jetë edhe promotor i lëvizjes së barazisë së shqiptarëve në niansa meritore të statusit të tyre në këto troje autoktone. Përndryshe, zë Pendarovski deri më tani shpërfaq prononcime të balansuara me frymë uniteti, por gjithsesi mundet edhe më shumë edhe më mirë”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Nga partia në pushtet LSDM në fjalimin e Presidentit panë një aleatë për tejkalimin e gjitha pengesave dhe ardhje deri te zgjidhjet që do të mundësojnë jetë më të mirë.

“E përshëndetsim faktin që Presidenti Pendarovski i mbronë pozicionet e shtetit në procesin e sigurimit të ardhmërisë tonë evropiane dhe në gjetjen e zgjidhjeve rreth kontestit me Bullgarinë. Nga institucioni president tani, për dallim nga e kaluara me të vërtetë shohim qasje shtetërore dhe unitet për pozicionet strategjike”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

VMRO-DPMNE e lëshoi sallën

Në fjalimin e dytë në Parlament, për dallim nga e para e vitit të kaluar, nuk kaloi pa konfrontime dhe mospajtime me opozitën. Në sallë në fillim prezent ishin edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët nxorën parulla para foltores së Kuvendit, por më pas e lëshuan sallën, ndërsa fjalimin e dëgjuan krerët e qeverisë dhe përfaqësuesit e shumicës parlamentare.

“VMRO-DPMNE vazhdon ti mbështetë mardhëniet e ngrira me Stevo Pendarovskin, për shkak se Pendarovski ia ktheu shpinën popullit ndërsa sot deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ia kthyen shpinën atij. Stevo Pendarovski në vend që të bashkon, polarizon, ka pasur mundësi historike të jetë presidenti i parë i Maqedonisë që nuk është kontestuar, por për fat të keq e humbi këtë për shkak interesave të ngushta partiake”, tha deputeti nga VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski.

Edhe nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë pasur vërejtje. Deputeti Skender Rexhepi nga ky koalicion, tha se presidenti në fjalim potencoi se zgjedhjet që janë mbajtur këtë vit ishin demokratike, ndërsa sipas tyre kjo nuk është e vëretetë, ndërsa vërejtje kanë pasur dhe për mënyrën e ballafaqimit të pandemisë që presidenti e vlersoi si të mirë, ndërsa Rexhepi thotë se nuk është ashtu.

“Fjalimi i Presidentit nuk dalloi nga qëndrimet e Qeverisë dhe partive që janë pjesë e shumicës qeverisëse”, tha Rexhepi.

Bojkoti i opozitës-traditë

Ndryshe, është bërë tanimë traditë që opozita të bojkoton fjalimet vjetore të Presidenti. Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së i bojkotuan fjalimet e presidentit të mëparshëm Gjorge Ivanov, ndërsa VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në fjalimet e Presidentit Branko Cërvenkovski.

Interesante ishte situata me presidentin Boris Trajkovski. Ai si kuadër i VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjes si shef i shtetit ishte i kontestuar nga LSDM, por pas konfliktit në vitin 2001, pasi ai u afrua me socialdemorkatët, fjalimin e tij vjetor në vitin 2002 e bojkotoi VMRO-DPMNE.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

B M

Zaharieva: Në Maqedoni mendojnë se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve në Bullgari

Z H

30 të vdekur, 1160 raste të reja dhe 1094 të shëruar

T E

“Ndal Rusinos” dhe Taravari të enjten në takim me Ministrin e Mjedisit Nuredini

T E

Do të ndërtohet Qendër e re covid në Manastir me kapacitet prej 90 shtretër

E.E.

Zaev: Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me BE-në, do të jetë sinjal pozitiv edhe për rajonin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...