Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Fjalimi më i ligë që kam dëgjuar”, Hoti e Nagavci përplasen ashpër në Kuvend

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se dy dekada pas përfundimit të luftës, familjarët e të pagjeturve vazhdojnë t’i kenë plagët e hapura.

Gjatë seancës parlamentare, ajo tha se këta familjarë meritojnë të pushojnë në tokën e Kosovës, e Kosova meriton të ketë qetësi për gjetjen e tyre.

“Serbia duhet të jap përgjegjësi për këtë . E ka detyrim ligjor ndërkombëtarë, sepse e drejta ndërkombëtare vlen për secilin dhe rregullat e saj janë të detyrueshme për të gjithë. E drejta ndërkombëtare thotë se shteti përgjegjës duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të dhënë llogari për personat e pagjetur dhe duhet t’u japin llogari familjarëve të gjitha të dhënat që kanë për gjetjen e tyre. Serbia po shfajësohet dhe rehabilitohet nga Qeveria e Kosovës. Ju z.Hoti padrejtësisht keni vënë në tavolinë çështjen e të zhvendosurve e të pagjeturve në diskutim me serbët. Pra në një mënyrë keni barazuar viktimat me kriminelët potencial. Me 4 shtator nënshkruat një listë të zotimeve për kthimin e të pagjeturve duke e barazuar kinse me të zhvendosurit nga Kosova. Po pra janë vendosur në të njëjtin paragraf. Çështjen e të pagjeturve e shndërruar jo në një obligim të Serbisë, por në një çështje që duhet marrë vesh e të bëni pazar”, tha ajo.

Tutje Nagavci shtoi se asgjë s’mund të barazohet me çështjen e të pagjeturve dhe asgjë s’mund të krahasohet me zbardhjen e fatit të tyre.

“Ju mohuat shtetësinë e Kosovës kur pranuat të bëni pazar me këtë me 4 shtator, ku janë vendosur dhe barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Vi nga Gjakova, që është qyteti më i dëmtuar gjatë luftës. Akoma edhe sot nënat gjakova trokasin nga dera në derë në përpjekje për të zbardhur fatin e më të dashurve të tyre”, shtoi ajo.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili shkurt tha se e dëgjoi gjithë fjalimin dhe se sipas tij është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës.

“Është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet apo ministër këtu përpara juve”, tha Hoti.

Tutje nënkryetarja e Kuvendit deklaroi përsëri se është i ligë dhe i dëmshëm moment dhe vendimi kur Hoti ka bërë “Pazar” me çështjen e të pagjeturve duke e barazuar atë me të zhvendosurit.

“Është e ligë dhe e dëmshme se si ju e keni barazuar çështjen e të pagjeturve me të zhvendosurve në paragrafin e marrëveshjes së 4 shtatorit. Kjo është e ligë. Është mirë të dëgjoni familjarët e të pagjeturve kryeministër”, shtoi ajo.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...