Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Fjolla Morina befasohet çdo ditë me dhurata nga i dashuri i saj i ri, teksa largohet nga arresti shtëpiak për shëtitje

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj të rem e biznesmenin Fisnik Syla.

Ditë më parë ajo bëri të ditur se pranoi një propozim për martesë, teksa gjatë tërë javës ka publikuar fotografi me të dashurin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të një buqete të madhe me lule, të cilën e ka pranuar dhuratë nga biznesmeni Syla.

“Baby im është duke më befasuar çdo ditë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, e njëjta publikoi edhe një video të realizuar në veturë me partnerin e saj, me çka tregoi se kishte dalë jashtë nga banesa e saj në Kukës, ku vuan dënimin e arrestit shtëpiak.

Ajo e vuan këtë dënim 30 ditor pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, deri në pritje të një vendimi tjetër për rastin e zënies me armë zjarri, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri në muajin shtator.

Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave: Lediana dhe Alayah, teksa lidhja me Fisnikun është e para që ajo e ka bërë publike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Marina Vjollca çmend italianët, tërheq vëmendjen e tyre me…

Z H

Gold AG nesër sjell këngën e re në bashkëpunim me artisten Dava Gjergji – dedikuar dëshmorit të Tropojës, Bylbyl Breçanit

admin

Rikthehet Ela Muja, shumë shpejt kënga e re

T E

Khloe Kardashian shpenzon mbi 100 mijë dollarë në muaj për tretmanet e fytyrës

admin

Bes Kallaku publikon këngën e re “Lele”

admin

Billie Eilish mezi njihet në rrugët e Los Angeles, vihet në pah pesha e shtuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...