Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla me diferencë dyshifrore në moshë nga njëri-tjetri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Ditë më parë ky i fundit festoi ditëlindjen e 30-të, me ç’rast atij iu organizua një festë e veçantë befasi nga Fjolla, ku të ftuar ishin vetëm rrethi i ngushtë i tyre.

Biznesmeni nga Gjilani festoi ditëlindjen e tij të 30-të, ndërkohë që partnerja e tij, këngëtarja e njohur e showbizit, është aktualisht 41-vjeçare.

Mirëpo duket se diferenca 11-vjeçare në moshë nuk i ka penguar aspak çiftit që të kenë një kimi dhe harmoni të veçantë mes tyre.

Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave: Lediana dhe Alayah, të cilat vijnë nga dy lidhjet e saj të mëparshme.

Ndërkohë edhe biznesmeni Syla ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë.

Çifti gjatë muajit dhjetor ndryshuan statusin e tyre në rrjetin social Facebook nga “beqarë” në “të martuar”, duke dhënë kështu indikacione se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora sjell pamje të mrekullueshme nga pushimet

S.B.

Rihanna e gatshme për stinën e pranverës me të brendshmet shumë-ngjyrëshe

S.B.

Enca shpërndan imazhe nga klipi i këngës së re, në fokus gjoksi i formësuar

S.B.

Noizy paralajmëron lansimin e albumit të ri

S.B.

Halle Berry shfaq fizikun e formësuar përmes ushtrimeve në palestër

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...