Showbiz

Fjolla Morina pranon propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, tashmë po vuan dënimin me ‘arrest shtëpiak’ në qytetin e Durrësit.

Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj.

Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buçet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin.

“Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ndërkaq, ani pse nuk është zbuluar identiteti i mashkullit që ajo ka pranuar, në deklaratën e saj në Gjykatën e Kukësit ajo kishte treguar se është gati për martesë.

Bëhet fjalë për Fisnik Sylën, me të cilin Fjolla është ndaluar në pikën kufitare në Morinë, ku këngëtares iu gjetën armë zjarri.

Postime të ngjashme

Aktorja Doreen Montalvo vdes në moshën 56 vjeçare

admin

Jeff Bridges zbulon sekretin prapa martesës së tij 43 vjeçare me Susan Geston

admin

Reshjet masive krijojnë probleme në Durrës, Kurbin, Kukës e Lezhë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...