Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

FKF: Plasmani dhe çmimet e ulëta blerëse ende janë problem numër një

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Kaloi një nga vitet më të vështira për ne bujqit. Dëmet nga kriza me koronën ishin të mëdha. Kanë ndodhur tronditje të mëdha në treg, u ballafaquam me problem gjatë blerjes së lakrës, qengjit, rrushit për verë, duhanit. Këtë vit kjo nuk guxon të na ndodh. Por, edhe më tej jemi të drejtuar para një numri të madh të sfidave. Plasmani dhe çmimet e vogla blerëse janë ende problem numër një, problem na shkaktojnë edhe ndryshimet klimatike, të cilat e vështirësojnë prodhimin e ushqimit, në disa rajone ende nuk është zgjidhur furnizimi me ujë, vazhdon edhe lufta e palodhshme me qendrat e mëdha blerëse në shumicën e degëve bujqësore, u tha në Kuvendin e përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Fermerëve (FKF), që u mbajt sot onllajn.

FKF apeloj që blerësit me kohë t’i lidhin marrëveshjet me prodhuesit dhe në pajtim me Ligjin për Bujqësi, deri në fund të marsit t’i paraqesin sasitë që planifikpojnë t’i blejnë. Nga organet kompetente, megjithatë, kërkon pagesë më kohë të subvensioneve dhe të përkrahjes nga programi për zhvillim rural, si dhe vendosjen e theksit, para së gjithash, te bujqit e regjistruar, të cilët janë shtyllë e bujqësisë në vend dhe pagesë të 20 për qind të parapara për ta në afatin sa më të shpejtë të mundur.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha edhe një herë përsëriti se bujqësia është sektor kyç në ekonominë në vend dhe punëdhënës shumë i rëndësishëm, posaçërisht në mjediset rurale. Intenca e Qeverisë është, tha Hoxha, rritja e prodhimit dhe cilësisë, krijimi i produkteve konkurrente me vlerë më të lartë të shtuar, të cilat do të kenë orientim eksportues.

KOVID-kriza, nënvizoi Hoxha, tregoi se bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë bazë për mbijetesë.

“Bujqësia merr pjesë me tetë për qind nga BPV i përgjithshëm, rreth gjysma e sipërfaqes së përgjithshme të shtetit është tokë bujqësore, ku mbisundon prodhimi bimor. Prioritet i MBPEU-së është rritja e sipërfaqeve bujqësore, rendimentet dhe cilësia. Kjo do të thotë të ardhura më të mëdha për të gjitha familjet që merren me prodhim bujqësor”, tha mes tjerash ministri Hoxha.

Në pjesën e hapur të Kuvendit të përgjithshëm të FKF-së, mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Nikollçe Babovski.

Postime të ngjashme

Në mars janë lëshuar mbi 540 për qind më shumë leje për ndërtim se vitin e kaluar

Z H

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Z H

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

Banka Popullore për këtë vit parashikon rritje të BPV-së prej 3,9 për qind dhe inflacionit prej 2,2 për qind

Z H

Vitin e kaluar me taksi janë transportuar gjithsej 11,083,000 udhëtarë

Z H

Përsëri shtrenjtohen çmimet e derivateve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...