Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Flakron Bexheti – ASH, Mickoskit: Çdo tendencë për pengesë të procesit për regjistrim të diasporës, do të përballet me pasoja juridike

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Deklarata tronditëse nga kreu i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, për qytetarët, shqiptarët e diasporës se shteti në momentin po bënë vetëm evidentimin e banorëve në diasporë, dhe se regjistrimi i popullsisë do të jetë vetëm për ata që jetojnë në vend, nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal theksojnë se në ligjin për regjistrim nuk ekziston fjala evidentim, shkruan Zhurnal.mk

Sipas Bexhetit, është e pa mundur se çdo imagjinatë e Mickovskit ose e Zaevit të realizohet në drejtim të pengimit të regjistrimit dhe rezulltatit të diasporës.

“Enti për regjistrim ka krijuar një platformë elektronike të liçencuar e cila bën azhurimin, regjistrimin dhe evidentimin me automatizëm, të regjistruesve të diasporës andaj, këtë te drejtë se ka askush dhe zdo të lejojmë të ndërhyje askush. Çdo tendencë për të paraqitur dyshime mbi këtë proces do të nënkuptohet frikë nga numri i shqiptarëve, dhe cdo përpjekje për ta prishur këtë proces mbi baza dyshimi do të përballet me pasoja juridike, por edhe do të mbajë përgjegjësi politike në raport me marrëdhëniet ndër etnike. Është proces i ndijshëm megjithate dhe ne të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi!”, tha zëdhënsi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...