Flasin nga kompania autobusi i së cilës u aksidentua në Kroaci: Jemi të shqetësuar, po presim raportin e policisë për shkaqet e aksidentit

Autobusi i kompanisë “Deva Tours” i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, ka pësuar sot aksident në Slavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë e këtij aksidenti deri tash janë konfirmuar 10 viktima.

 

Autoritetet kroate kanë treguar se në autobus ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku për fat të keq 9 pasagjerë dhe njëri nga shoferët kanë humbur jetën.

Gjithashtu raportohet edhe për dhjetëra të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me kompaninë “Deva Torus” të cilët kanë thënë se janë shumë të shqetësuar lidhur me ngjarjen.

“Po autobusi jonë është aksidentuar. Jemi shumë të shqetësuar ende nuk i dimë shkaqet sesi ka ardhur deri te aksidenti po presim raportin e policisë”, kanë thënë nga kjo kompani.

Ata kanë treguar se autobusi ishte duke ardhur nga Gjermania për në Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë reaguar krerët e shtetit të Kosovës e po ashtu edhe të Kroacisë.

Related posts

Molliqaj reagon pas lirimit nga arrestimi: Nuk na çudit zhvendosja ideologjike e Kurtit

R Zh

PDK: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore, të gjitha lëndët gjyqësore janë të përfunduara

D V

Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com