Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Flet gjyqtari rumun që po akuzohet për racizëm në ndeshjen PSG-Basaksehir

Gjyqtari rumun, Sebastian Coltescu, ka këmbëngulur se nuk është racist, pas akuzave nga lojtarët e Istanbul Basaksehir se ai e ofendoi ndihmëstrajnerin e tyre në baza racore.

Coltescu ishte problemi kryesor i incidentit në ndeshjen Paris Saint-Germain kundër Istanbul Basaksehir, pasi si zyrtar i katërt i ndeshjes iu referua ndihmësit të trajnerit të skuadrës turke Pierre Webo nga ngjyra e lëkurës së tij.

Ai e kishte quajtur ndihmëstrajnerin e Basaksehir, Pierre Webo, “ky zezaku”, duke e përdorur termin rumun “negru”.

Ndeshja u ndërpre dhe UEFA vendosi të ajo të rifillojë nga minuta e 13-të sot në orën 18:55.

Tani janë caktuar gjyqtarë të tjerë për ta gjykuar këtë ndeshje, pasi gjyqtari i katërt rumun po akuzohet për racizëm ndaj Webos.

“Unë thjesht përpiqem të jem i mirë”, tha ai në një bisedë me të afërmit.

“Kushdo që më njeh e di se nuk jam racist! Të paktën kjo është ajo që shpresoj.”

Shefi i gjyqtarëve, Ovidiu Alin Hategan, nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë ngjarje edhe pse është pyetur. Ai ka vendosur të mos flasë.

Ndërkohë, Ionut Stroe , Ministri Rumun për Sportin, ka dërguar falje në emër të sportit rumun.

“Ne dënojmë me forcë çdo shprehje ose deklaratë që mund të konsiderohet raciste”, shtoi ministri.

“Sporti ka të bëjë me gjëra krejtësisht të ndryshme, siç janë puna e madhe, ambicia dhe loja e ndershme.”

“Shpresoj se kjo nuk do të shkaktojë një skandal diplomatik.”

Stroe gjithashtu shpjegoi se masat do të merren sapo të përfundojë hetimi i UEFA-s.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...