Agjencia Zhurnal.mk

Flet gjyshi i Alvinit: Vajza ime iku në Siri sepse Afrimi e rrihte, e përzuri nga banesa!

Tiranë, 14 nëntor – Ymer Çira, është gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha e cila u vra në Siri. Ymeri ka një version tjetër të historisë së përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.

Ymeri jeton në Gjermani dhe në një lidhje me Skype me Top Channel, tregon se përse vajza e tij, Valbona ishte larguar drejt Sirisë. Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.

Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..(qan)….pse e bërë ketë….(qan)… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.

Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...