Maqedoni

Flet ish-avokati i Kujtim Fejzullait: U radikalizua përmes internetit dhe shokëve

Zhurnal Ads

Vjenë, 4 nëntor – Avokati shqiptar në Vjenë, Mirsad Musliu një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu fillimisht tregon se si kompania e tij avokatore një vit më parë mori në mbrojtje Kujtim Fejzullain, i cili u përfshi në aktin terrorist të së hënës që tronditi Austrinë, e më pas u ekzekutua nga policia.

Avokat si e keni njohur Kujtim Fejzullain dhe kur ka qenë kontakti jua i parë me të?

Mirsad Musliu: Kontakti i parë ka qenë në vitin 2019 kur familja e tij erdhi në zyrë dhe tregoi se djali është në paraburgim në Vjenë. Ato momente kur erdhi familja në zyrë ne nuk e njihnim personin në fjalë. Ne pamë një familje shumë të kulturuar një familje shumë pro evropiane një familje të kompletuar ku asesi njeriu mund të mendonte se çfarë mund të bënte fëmija i tyre. Kjo ishte edhe arsyeja pse morëm përfaqësinë e personit në fjalë.

Çfarë provash paraqiti prokuroria kur ai u dënua në Prill 2019?

Mirsad Musliu: Personi në fjalë ishte arrestuar në Turqi ku qëndroi 4 muaj në paraburgim pasi kishte tentuar të kalonte kufirin Turqi-Siri për t’ju bashkuar ISIS. U arrestua në Turqi dhe u ekstradua për në Vjenë. Kjo ishte akuza kryesore. Tentimi për t’ju bashkuar një organizate terroriste.

A ishte një çështje e vështirë për tu marrë në mbrojtje nga ana juaj?

Mirsad Musliu: Nuk ishte një rast i vështirë, jo i komplikuar pasi ishte një rast kur një person tenton të shkoj për tek ISIS dhe u arrestua pa mbërritur në vendin e duhur. Çështja ligjore ishte shumë e qartë.

Çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor, a e pranoi akuzën klienti juaj?

Ai në gjykatë e pranoi fajësinë dhe ishte dakord me çdo vendim të gjykatës dhe me çdo trajtim paralel të cilat gjykata i mori si masa bashkë me vendimin e caktuar nga gjyqi i pavarur austriak.

Pas përfundimit të dënimit me 22 muaj murg në Prill të 2019 a jeni takuar me Kujtimin?

Mirsad Musliu: Jo kontakti i fundit ka qenë koha kur u mor vendime në instancën e parë. Vendimi i marrë u pranua edhe nga prokuroria dhe i akuzuari. Lënda u krye në prill dhe personi në fjalë pastaj e bëri dënimin në një burg afër Vjenës. Ne nuk kemi patur më kontakt pas marrjes të vendimit të gjykatës.

Sipas jush cilat ishin shkaqe e radikalizimit të tij që e çuan drejt këtij sulmi në Vjenë?

Mirsad Musliu: Kjo është pyetja kyçe për të cilën ne jemi në debate këtu në Austri përse ndodhi kjo. Kjo është një pyetje që vetëm personi vetë mund t’i përgjigjej. Mendoj se në kohën bashkëkohore ka shumë mjete se si një person mund të radikalizohet. Marrim për shembull internetin. Është një mjet pafund ku ka informacione të drejta dhe të padrejta, të sakta dhe të pasakta dhe. Unë mendoj personalisht se interneti dhe shoqëria kanë qenë dy faktorët kryesorë për radikalizmin e personit në fjalë. Unë e di se ai si adoleshent ka patur shokë këtu në Austri, shqiptarë, boshnjak, turq dhe çeçen por besoj se një person i lindur dhe rritur në Austri ka shoqëri. Kush është faktori kryesor pse ai ka devijuar nuk e di.

Familja e Kujtimit sa kohë ka që jeton në Vjenë?

Mirsad Musliu: Unë mendoj se familja e tij edhe pse nuk e di saktë se Kujtimi ka lind në Austri ka diçka më shumë se 20 vite këtu.

Çfarë ka ndodh me familjen pas vrasjes nga policia të Kujtimit?

Mirsad Musliu: Mendoj se familja është në një pozicion shumë tragjik. Nga njëra anë fëmija i tyre ka bërë një akt makabër, një akt kundër njerëzimit, një akt kundra demokracisë nga ana tjetër. Familja ka humbur fëmijën e vet. Unë mund ta përshkruaj si ndjehet një familje në këtë situatë dhe askujt nuk ia dëshiroj këtë gjë.

Postime të ngjashme

Ujësjellësi dhe kanalizimi: Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik

XH,I

Radev kërkon kapitull të posaçëm në kornizën e bisedimeve me RMV

T E

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...