Flet njëra nga tri vajzat që u sulmua dje: Konflikti nisi pasi donte favore seksuale në dhomën e masazhit

Njëra nga tri vajzat që u sulmuan dje nga një burrë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka deklaruar se gjithçka ka nisur pasi sulmuesi ka kërkuar favore seksuale në dhomën brenda qendrës së masazhit ku ajo punon.

 

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se “Është klient i masazhës dhe është hera e dytë ose e tretë që vjen këtu”.

“Konflikti ka nisur për shkak se ka kërkuar favore seksuale brenda në dhomë. Nuk i kena ofruar shërbime të tjera. Pagesën për masazh e ka bërë shoku i tij dhe jo ai. Në fund ka kërkuar me iu kthy pagesa për shkak që nuk ka marrë favore seksuale, pas një ore që ka bërë masazh. Unë kam dal prej dhomës për shkak të sjelljes së tij. Kam qenë e detyruar mos me nejt më në atë dhomë para se me përfundu masazha”, tha ajo.

E njëjta, që ka folur në kushte anonimiteti për Klan Kosovën, ka deklaruar se personi që i ka sulmuar paraprakisht i ka ofruar edhe para që të dalin me të dhe sipas saj ajo dhe vajzat e tjera nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se pas refuzimit i njëjti i kishte kërcënuar, derisa shton se ato kishin qenë duke u përpjekur t’i fotografojnë targat e veturës së tij në momentin kur u sulmuan.

“Kur ka dal na ka kërcënuar për me dal me to. Na ka kërcënuar për me shku me to jashtë. Na ka kërcënuar që na i publikon videot që na i ka bo me telefon të vetin. Mua më pengon kjo përderisa familjet tona nuk e dinë që punojmë këtu. Debati ka filluar kur na ka ofruar pare që na me dal me to. Na e kena refuzu edhe nuk kena pranu. Ka ardh puna që na ka prit në kerr. Ne kemi dasht me ja marrë tabelat e kerrit për me e lajmëru në polici edhe kjo është arsyeja që e kena inçizu. Masanej ka ardh puna që ka dalë prej kerrit edhe na ka sulmu. Janë kon edhe dy persona të tjerë me to – drejtuesi i mjetit edhe një shok i tij që e ka ndihmu me u largu prej vendit”.

Vajza që ishte viktimë e sulmit ka deklaruar se e kanë lajmëruar rastin në polici për të cilët thotë se kanë dalë në vend të ngjarjes por nuk kanë arritur ta kapin personin në fjalë.

Ajo ka treguar se nuk ka pasë një rast të ngjashëm edhe më herët, derisa thotë se edhe personi që i sulmoi e që është klient i qendrës së masazhit ku ajo punon ka pasë sjellje shumë të mirë më herët./Klan Kosova/

Related posts

Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kosova ndër shtetet përfituese

D V

Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19, në ShSKUK trajtim po marrin 497 pacientë

D V

BE-ja do ta heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta – masa më të rrepta për pasagjerët nga vendi ynë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More