Flet njeriu i momentit në Superligën e Kosovës, Ermal Krasniqi thotë se ky është vetëm fillimi i shkëlqimit të tij

Ermal Krasniqi në vitet e fundit është llogaritur si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Superligën e Kosovës, por këtë vit, ai është kthyer në lider te Ballkani.

Sulmuesi anësor ka shkëlqyer në pesë ndeshjet e para, duke shënuar pesë gola, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Llapi, ku fituan 2-0, ai shënoi dy herë.

Ballkani është lider me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Në një intervistë për Telegrafin, Ermal Krasniqi ka thënë fillimisht se e ka pritur këtë shpërthim.

“E kam pritur këtë start. Duke parë punën e që e kemi bërë në fazën përgatitore e kam pritur që do të kem paraqitje të mirë”, deklaroi Krasniqi.

https://youtube.com/watch?v=VAWflqzYHSg%3Ffeature%3Doembed

Tutje ai shtoi se është befasuar këndshëm nga skuadrat që këtë vit janë ngjitur në Superligë, ndërsa rendit edhe kundërshtarët për titull.

“Ekipet qe janë futur në Superligë me kanë befasuar për të mirë, sepse po tregojnë ndeshje shumë të mira”.

“Sa i përket titullit mendoj që të gjitha ekipet janë shumë të mira, por do të thosha që për trofe do të luftojmë me Dritën, Prishtinën dhe Gjilanin”, deklaroi Krasniqi për Telegrafin.

Ylli i Ballkanit aktualisht është në krye të listës së realizatorëve, ndërsa beson që golat nuk do të ndalen edhe pse nuk i ka vënë një objektiv vetit.

“Nuk i kam vëmë vetës ndonjë qëllim se sa gola do të shënojë këtë vit. Do të mundohem që çdo ndeshje të paraqitem sa më mirë. Besoj që edhe golat nuk do të mungojnë”, nënvizoi ai.

Ballkani ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Malishevës, skuadër që e ka nisur mirë këtë edicion si debutues, ku Krasniqi e sheh si të vështirë këtë përballje.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë në Malishevë sepse kundërshtarët kanë lojtar shumë të mirë në ekip dhe këtë po e tregon edhe deri tani në  ndeshjet që i ka zhvilluar”, përfundoi ai.

Related posts

Ashley Cole: Ibrahimovic ka dy personalitete të ndryshme, dallon para mediave dhe miqve

D V

Neymar i del në mbrojtje Paquetas pasi bashkëkombësi i tij u ndëshkua për një driblim: Është e papranueshme

D V

Chiellini: Të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More