Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

nga D V

Pasi mediat serbe kanë raportuar se personi i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Loznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës duke aluduar në emrin e Artan Hajrizit, ky i fundit e mohon të ketë pasur dorë në këtë rast.

Vëllai i të arratisurit, Faton Hajrizit, Artani në një bisedë me Telegrafin tregoi se ndodhet në Gjermani.

Ai tha se Fatoni ka qëndruar dy ditë tek shtëpia e tij dhe ia ka vjedh dokumentet e tij.

“Mi ka marr dokumentet, ka qenë para dy dite. Dy ditë ka nejt dhe ka ec. Unë jam në Gjermani me tesha të punës, e s’kam bo asgjë. Shkurt mi ka vjedh dokumentet”, ka thënë Artan Hajrizi.

I pyetur se a i ka thënë ndonjë gjë Faton Hajrizi në dy ditë qëndrimi tek Artani, ai tha: “Hiç kurrgjë, s’më intereson”.

Telegrafi bisedën e zhvilloi përmes WhatsApp-it me kamerë, në të cilën ai shihej me rroba të punës dhe në stacion policor.

Ndryshe, siç raportonin mediat në Serbi sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikëkalimin kufitar në Loznicë të Serbisë pranë kufirit me Bosnje e Hercegovinën, pasi policia ndaloi për kontroll një veturë të markës Mercedes, brenda të cilës gjendeshin dy persona, i dyshuari doli nga vetura dhe shtiu mbi një polic serb, që e qëlloi në gjoks dhe nuk i mbijetoi plagëve, transmeton Telegrafi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More