Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

Nga goditjet që mori Duriqit iu thyen katër dhëmbë, hunda dhe nofulla e epërme.

Shenjat e dhunës i ka nëpër fytyrë.

As gjakun nuk ka arritur ta largojë tërësisht, pas sulmit që kishte një natë më parë gazetari Visar Duriqi.

Kështu përfundoi gazetari i Insajderit kur tre persona e sulmuan atë rreth orës 12 të natës mes të mërkurës dhe enjtes derisa ai po kthehej në shtëpi.

E tëra çka mund të bënte në këto momente ishte që gazetari të njoftoj policinë dhe ndihmën e shpejtë të cilët siç shihet në këto pamje të siguruara nga T7, arritën me shpejtësi.

Kurse afro 12 orë më vonë pas sulmit, Duriqi ishte në stacionin policorë të Fushë Kosovës për të dhënë dëshminë e tij.

Zyrtarëve policorë u tregoi për lëndimet e mëdha fizike që kishte marr nga sulmuesit.

Duriqi që merret me gazetari hulumtuese thotë se ai pranon kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014 , prandaj edhe nuk e di se kush mund ta kete sulmuar.

Ndërkohë   në vendin ku kishte ndodhur sulmi ka ende shenja te gjakut.

Krejt ngjarja është xhiruar nga kamerat e sigurisë të këtij lokali.

Por pronari refuzoi t’ia jap tv.

Megjithatë këto pamje do të jenë në duar të policisë dhe hetuesisë të cilët dolën të premten në vendin e krimit.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës tha se rasti është nën hetime  dhe janë duke punuar ta zbardhin rastin.

Kurse rastin si lëndimi i rëndë trupor e ka cilësuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Nga tre persona sa sulmuan Duriqin nga Policia e Kosovës ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Postime të ngjashme

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar me koronavirus

S.B.

Vendos Qeveria, 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID-19

S.B.

PSD-ja vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

S.B.

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...