Fletëvotimi i zgjedhjeve lokale, gati

nga Redaksia

Shkup, 3 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet lokale 2025 dhe miratoi udhëzuesin për procesverbalin nr.16, dokumenti bazë për regjistrimin e rezultateve në vendvotime. 

Në seancë u miratuan edhe disa formularë teknikë, mes tyre procesverbalet për dorëzimin e fletëvotimeve dhe materialeve konfidenciale, formulari për gjendjen e vendvotimit dhe ai për regjistrimin e rasteve kur votuesit nuk mund të realizojnë të drejtën e votës së tyre. 

“Dorëzohen fletëvotimet dhe duhet të shkruhet prej cilit numër deri ku e ka dorëzuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal, të cilat gjithashtu më pas duhet të shënohen se prej ku deri ku janë dorëzuar të njëjtat. Me këtë përfundon pjesa e dorëzimit të materialit konfidencial, që do të thotë se me këtë faktikisht fillon procesi, i cili është parazgjedhor dhe me të cilin më pas do të mund të fillojnë proceset zgjedhore, të shtunën dhe të dielën.”, – theksoi anëtari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski. 

Në të njëjtën seancë, KShZ-ja dha akreditime për vëzhgues të rinj dhe vendosi për zëvendësimin e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More