Barcelona dhe Atletico Madrid kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultat 4-4.
Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku në mysafirët fillimisht ishin në epërsi 0-2, pastaj Barcelona riktheu gjithçka në 4-2 dhe në fund Atletico Madrid sërish shënuan dy gola për të marrë një barazim me vlera
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë se është i zhgënjyer me golat e pranuar, por edhe i lumtur me luftën që kanë treguar futbollistët e tij
“Jam i zhgënjyer për golat që pësuam, sepse ishin shumë të lehtë. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si reaguan lojtarët dhe me sulmin tonë. Shënuam katër gola, gjë që tregon cilësitë tona ofensive”.
“Mënyra se si u kthyem në lojë dhe mënyra se si dominuam në disa momente ishte vërtet e mrekullueshme. Kjo tregon se kemi një ekip me shpirt luftarak”.
