Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong është kthyer nga lëndimi.
Mesfushori holandez është i disponueshëm për t’u përzgjedhur përpara ndeshjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve me Young Boys Bern.
De Jong ka muaj jashtë fushave të blerta, derisa rikthimi i tij është një lajm i madh për Barcelonën.
“Ne kemi nevojë për këmbë të freskëta. Rikthimi i Frenkie de Jong është një lajm i mirë. Edhe nëse është vetëm për pesë ose dhjetë minuta”.
“Është një arsye gëzimi për të gjithë ekipin. Nëse i jepet mundësia, ai do të luajë,” tha Flick.
Rikthimit të De Jong i është gëzuar edhe mesfushori i talentuar Marc Casado që gjithashtu ishte në konferencë për shtyp.
“Rikthimi i Frenkie është i dobishëm për ekipin, me më shumë lojtarë në dispozicion, është më mirë për të gjithë”.
“Unë nuk kam folur me Flick për këtë, por jam i sigurt se Frenkie do të kthehet së shpejti dhe do të na ndihmojë”, tha Casado.