Agjencia Zhurnal.mk

Flik thot “OK” për largimin e Tiago Alkantaras

Trajneri i Bajern Munihut, Hansi Flik, i ka dhënë dritën e gjelbër Tiago Alkantara që t’i bashkohet Liverpulit. Mesfushori spanjoll dëshironte të largohet nga Gjermania, dhe ‘Të Kuqt’ kanë qenë të lidhur shumë me 29 vjeçarin, me Jurgen Klop që po shikon të forcojë skuadrën e tij, që së fundi ka fituar titullin e Premier Ligës.

“Mund ta kuptoj kur një lojtar mendon për lëvizje. Tiago ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe në Bundesligë për Bajernin. Ndoshta ai tani dëshiron të luajë në Premier Ligë, unë e kuptoj atë. Kjo është arsyeja pse unë do të doja ta kisha atë si trajner në skuadër për vitet e ardhshme, por kjo është jeta,” ka deklaruar Flik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...