Flokët e thinjura mund të shkaktohen nga mungesa e kësaj vitamine

Mungesa e vitaminës B12 është një nga shkaqet më të zakonshme të thinjës së parakohshme të flokëve.

 

Vitamina është thelbësore për mbajtjen e shëndetshme të gjakut dhe qelizave nervore, dhe mund të mbrojë flokët tuaj nga thinjat.

Edhe pse thinja e parakohshme është një problem i zakonshëm, mund t’i bëjë disa njerëz të ndjehen keq me veten.

Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se një mangësi ushqyese mund të ketë një ndikim të madh në flokët tuaj, dhe rekomandojnë që njerëzit të sigurohen që po konsumojnë mjaftueshëm Vitaminë B12.

Ajo është e përfshirë në ndihmën e trupit që të bëjë qelizat e kuqe të gjakut dhe mbajtjen e sistemit nervor të shëndetshëm.

Mikronutrientët, veçanërisht Vitamina B12, mund të ndikohen nga zakonet dietike. Nëse hani mish, peshk ose ushqime të qumështit, duhet të jeni në gjendje të merrni mjaftueshëm vitaminë B12 nga dieta juaj, këshillon NHS.

Vitamina B12 nuk gjendet natyrshëm në ushqime të tilla si frutat, perimet dhe drithërat, kështu që veganët mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë një mangësi. Burimet e mira të vitaminës përfshijnë mishin, peshkun, djathin, vezët dhe disa drithëra që hahen për mëngjes.

Related posts

Tri truket që do ta lehtësojnë alergjinë nga poleni

D V

Kafeja ju shkakton dridhje dhe marramendje? Çfarë duhet të dini në këtë rast

D V

Ushqimet që i konsumoni çdo ditë e që mund t’i dëmtojnë veshkat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More