Agjencia Zhurnal.mk

Florent Boshnjaku shtyllë e fortë si producent muzikor në Fest 58 në RTSH

Ai është një nga njohësit më të mirë muzikor që ne kemi por këtë herë do të ketë në supe drejtimin si producent muzikor i Festivalit të 58-të në RTSH. Dhe jo pa meritë mediat në Shqipëri e quajnë Florent Boshnjaku si një nga pesë shtyllat më kryesore të këtij festivali ku kënga fituese dërgohet direkt në festivalin evropian. Kompozitori i shumë hiteve shqiptare dhe producenti i njohur muzikor shkruan kështu në facebookun e tij: “Sivjet me një përgjegjësi të madhe dhe besim te madh nga RTSh si Producent Muzikor së bashku me Veren , Alketen , super bendin , orkestrën e mrekullueshme dhe një ekip tejet profesional shpresoj dhe besoj që do ta shijoni festivalin e fundvitit ne Rtsh me kënge të bukura. Faleminderit të gjithëve për një përkrahje shumë të madhe dhe profesionalizem në Tiranë”. Duke besuar shumë në profesionalizmin e tij mund të themi se mezi po presim që mbi të gjitha të shijojmë muzikë të mirë dhe një super festival këtë vit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!