Fluks pasagjerësh, TIA njoftim të rëndësishëm: Ejani 3 orë para fluturimit, kjo është arsyeja

Aeroporti i Rinasit, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të përdorin linjat ajrore për të shkuar në destinacionet e dëshiruara. Sipas njoftimit nga TIA, duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

 

Njoftimi i TIA: Njoftim nga TIA Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit. Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni. Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta. Ju falenderojmë për mirëkuptimin, Tirana International Airport

Related posts

Rritja ekonomike e qëndrueshme/ Kushtet e krijuara nga pandemia mund të kthehen në burim mundësish për ekonominë shqiptare, pse duhet t’i mbajmë sytë nga eksportet

D V

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër

D V

“Delta”, simptomat ndryshe/ Temperatura vjen më vonë me variantin e ri të covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com