Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fluturim Ibraimi zgjedhet kryetar dege në Kërçovë nga radhët e Alternativës

Kërçovë, 25 janar – Zhurnal.mk – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të degës, në mënyrë unanime për Kryetar të Dëgës së Kërçovës u zgjodh profesori Fluturim Ibraimi, i cili në zgjedhjet e fundit barti detyrën e Shefit të Shtabit komunal zgjedhor.

Në këtë pozitë zëvendëson Mazllam Osmanin i cili këtë detyrë e ka kryer që nga ditët e para të krijimit të kësaj organizate politike. Ai njihet për përkushtimin, sinqeritetin, tolerancën dhe devotshmërinë në punë, si në fushën e veprimit politik ashtu edhe në çdo sferë të jetës.

Kryetari i sapozgjedhur i u drejtua kuvendarëve të pranishëm duke theksuar se do të përkushtohet në përmbushjen e vizionit të AlternAtivA-s dhe vazhdimin e rrugës së etabluar nga udhëheqësia paraprake drejtuar nga Mazllam Osmani.

Në Mbledhjen e Kuvendit të degës së Kërçovës i pranishëm ishte edhe Kryetari i ALTERNATIVA-s, zotëri Afrim Gashi, i cili mbajti fjalë rasti përpara kuvendarëve.

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...