Fluturimet e lira nga Shkupi dhe Ohri, shpallet thirrja

nga Xh M

Ministria e Transportit shpalli thirrjen publike për mbështetje financiare për destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostol Pavle në Ohër për periudhën nga viti 2025-2027. Në kuadër të programit trivjeçar për këtë qëllim janë parashikuar mjete në vlerë prej 360 milion denarë. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje në procedurë është 7 tetori deri në orën 10:00, në arkivin e Ministrisë.

“Thirrja publike është hapur dhe në të mund të paraqiten të gjitha kompanitë ajrore të interesuara të cilat i plotësojnë kriteret në vijim – të posedojnë vërtetim për plotësimin e kushteve të sigurisë për kryerjen e transportit publik ajror, të kenë transferuar të paktën 5 milionë pasagjerë në vitin 2023, të kenë realizuar profit prej minimum 10 milionë euro në vitin 2023”, thonë nga Ministria e Transportit.

Mbështetja financiare do të ndahet sipas kritereve për radhitjen e destinacioneve të reja dhe atë sipas itinerarit në vijim: periudha e operimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit ndaj të cilit operon, si dhe numri i ulëseve të ofruara për shitje.

“Në lidhje me vlerën e mbështetjes financiare ajo do të arrijë 9 euro në kundërvlerë të denarit për pasagjer në mbërritjen e transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, 12 euro në kundërvlerë të denarit për pasagjer në mbërritjen e transportuar nga aeroporti Shën. Apostol Pavle-Ohër. Çdo destinacion i ri për të cilin ndahet mbështetje financiare, ndërsa do të operojë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën. Apostol Pavle në Ohër, nuk duhet të shërbehet në transportin e rregullt në dy sezonet e fundit IATA”, sqarojnë nga Ministria.

Transportuesi ajror i cili është zgjedhur për shfrytëzues të mbështetjes financiare është i obliguar në çdo destinacion të ri të vendosur në/nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, për të cilën ndahet kjo mbështetje financiare për të shërbyer të paktën dy herë në javë në secilën nga sezonet IATA sipas itinerarit të caktuar më parë të fluturimit, të përpunojë plan për promovim dhe marketing të destinacioneve të propozuara, si dhe në çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport te Ministria e Transportit.

Thirrja publike është shpallur në Gazetën Zyrtare, në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në mediat vendore të shtypit dhe një medium të huaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More