Në vizitën e nivelit të lartë të zhvilluar dje nga EBA në Izrael u nënshkruan 4 marrëveshje, përfshirë edhe marrëveshjen për heqjen e vizave mes dy vendeve
Kompania e dytë ajrore më e madhe e Izraelit, Arkia do të fillojë fluturimet ditore në fillim të 2021 drejt Dubait një nga 7 emiratet e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së lajmeve Walla me qendër në Izrael, drejtuesi i lartë i Arkia International, Oz Berlowitz në një deklaratë ka thënë se “Jemi krenarë që jemi kompania e cila ka filluar shitjet e biletave të avionit për fluturime të drejtpërdrejta në Dubai”.
Berlowitz tha se vendimi për të zhvilluar fluturime në Dubai është marrë për shkak të kërkesave intensive nga sektori privat, biznesmenët, grupet dhe organizatorët e konferencave.
Ai shtoi se po vlerësojnë edhe çështjen për fillimin në një kohë të afërt të fluturimeve të drejtpërdreja në emiratin Sharjah dhe në Bahrein.
Në vizitën e nivelit të lartë të zhvilluar dje nga EBA në Izrael u nënshkruan 4 marrëveshje, përfshirë edhe marrëveshjen për heqjen e vizave mes dy vendeve.
Izraeli dhe EBA të dielën arritën një marëveshje për realizimin e 28 fluturimeve në javë mes aeroporteve të Ben Gurion në Tel Aviv dhe aeroporteve të Abu Dhabit dhe Dubait.
Ndërkohë fluturimi i parë nga Izraeli për në EBA pritet që të zhvillohet të martën.