Agjencia Zhurnal.mk

FMSHE: “Sensibilizimi mbi Koronavirusin për popullatën gjermane“

Europë, 20 shtator, Zhurnal.mk – Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, ne 8 gusht te vitit 2020 mori iniciativën per zhvillimin e aktivitetit “Sensibilizimi mbi Koronavirusin për popullatën gjermane“ njëkohësisht shfrytëzoj rastin për te promovuar vendet shqipfolëse si Shqipëria Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi. Federata e Mjekeve shqiptare në Europë është regjistruar në gjykatën në Gjermani, si një nga federatat më aktive këtu dhe në gjithë Evropën. Anëtarët e saj janë mjekë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Rreth një mijë mjekë shqiptarë punojnë në Gjermani, dhe numri i tyre i përgjithshëm në Evropë arrin në 3000 sosh.

Në bisedë me Dr. Elona Meta-Haubrich, Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë patëm rastin gjatë këtij takimi të flisnim për organizime të tilla të radhës, zgjerimin e Federatës në vende të tjera Europiane, (në radhë është hapja e përfaqësisë në Poloni), dhe promovimin e gjuhës, kulturës e zakoneve shqiptare ,si dhe të integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë drejtë BE.

Takuam edhe qytetarë gjermanë të cilët intresohesh për situatën në rajon, në Kosovë dhe Shqipëri.Nje qytetare gjermane është me profesion mësuese tregon se një nxënëse e saj nga Kosova I kishte thënë asaj se megjithë dëshirë do të shkonte në Kosovë për pushime këtë verë, por për shkak pandemisë nuk do mund ta bëjë këtë.

“Nxënësit nga Kosova ishin shumë të mërzitur sepse këtë verë nuk mund të shkonin për pushime në vendet e origjinës. Disa të tjerë të cilët kanë shkuar nuk kanë mundën të kthehen edhe pse kishin vetëm pesë javë pushime.

Mjeket shqiptare me origjine nga Mali i Zi Dr. Besmir Sella me përkushtim ju shpjegojnë kalimtarëve gjermanë përveç për masat parandaluese për përhapjen e Coroanvirusit por edhe për atrakcionin e Shqipërisë dhe Malin e Zi si vende turistik shumë tërheqës viteve të fundit. E që me gjasë pas tejkalimit me pandeminë, vendi I shqiponjave do t´I kthehet normalitetit turistik.

Deri atëherë federate i ka dhënë përparësi në aktivitetet humanitare për njerëzit e prekur nga koronavirusi në trojet shqiptare dhe është duke u përqendruar në këshillat e ekspertëve profesional. Federata gjithashtu ka krijuar një faqe në internet përmes së cilës mjekët mund të këshillohen falas me kushdo që ka probleme të ngjashme.

Federata gjithashtu po monitoron nga afër përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë. Duke dashur të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes, ajo po u bën apel të gjithëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikun e përhapjes së virusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...