Agjencia Zhurnal.mk

Fokaçe e shpejtë me rozmarinë

PËRBËRËSIT PËR FOKAÇE

300 g miell,

2 vezë,

125 g kos i bardhë,

1 lugë e vogël kripë ose sipas dëshirës,

1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje.

NA DUHEN GJITHASHTU PËR TA LYER SIPËR:

3 lugë vaj ulliri + 3 lugë ujë
kripë kokërrma,

rozmarinë ose rigon.

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 200° C. Në një tas përziejmë me pirun vezët me kripën, shtojmë kosin dhe miellin. I përziejmë me dorë në fillim në tas dhe më pas në tavolinë, me pak miell. E hapim brumin me petës dhe pak miell, me trashësi 3-4 mm.

Më pas e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri. E lyejmë sipër me vajin e përzier me ujë në një tas të vogël dhe shpërndajmë kripë e gjethe rozmarine sipas dëshirës.

E pjekim për 20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë./Living

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...