FOL.mk / Tubimi i Frontit Evropian në Vjenë përjeton fiasko

nga Redaksia

Vjenë, 21 prill – Ka përjetuar një fiasko të vërtetë tubimi i krerëve të “Frontit Evropian” në Vjenë. Talat Xhaferi, Zijadin Sela dhe Krenar Lloga, nga Vjena kanë marrë përgjigjen nga mërgimtarët se janë të padëshiruar dhe se nuk kanë çfarë të kërkojnë atje. Ata u pritën nga një numër shumë i vogël i mërgimtarëve, shkruan portali FOL.MK.

Ai që më së tepërmi si duket e ka humbur mbështetjen e mërgimtarëve është pikërisht Sela, duke e ditur faktin se më herët para tyre thoshte se BDI-ja është fajtore se përse ata janë në mërgatë, ndërsa tani, është bërë bashkë me fajtorët dhe po kërkojnë votën e shqiptarit.

Për mërgimtarët është e pashpjegueshme një veprim i tillë pikërisht në momentet kur opozita shqiptare u bë bashkë dhe është në prag për ta bërë ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More