Fondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët e Aleancës për Shqiptarët

Shkup, 4 shtator – Fondacioni Konrad Adenauer mbajtitrajnim me temë ‘’Forcimi i kapaciteteve në nivel lokal’’ për kandidatët e për kryetar komunash dhe disa nga kandidatët potencial për këshilltarë komunal, tëkandiduar nga Aleanca për Shqiptarët. 

 

Evenimentin e hapi Drejtori i Fondacionit KonradAdenauer z. DanielBraun, me ç’rast ai shprehu gatishmërinë e tij dhe ekipit të tij për të mbështetur Aleancën për Shqiptarët në ngritjen e kapaciteteve. Një nga prioritetet në kuadër të këtij bashkëpunimi është edhe anëtarësimi i Aleancës për Shqiptarët në Partinë Popullore Evropiane, si pjesë e familjes së madhe të partive të djathta.

Në fjalën e tij para kandidatëve gjatë këtij trajnimi, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, theksoi se si parti ndjejnë përgjegjësi në përzgjedhjen e kandidatëve pasi me rëndësi është udhëheqja e drejtë e komunave dhe rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përkushtim i Aleancës për Shqiptarët tha Sela, do të jetë decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit, me theks të veçantë decentralizimi fiskal dhe i shëndetësisë. 

Ligjërues në këtë trajnim ishin Marko Pankovski nga Instituti për Demokraci SocietasCivilis (IDSCS)-Shkup dhe Neritan Sejamini nga Universiteti i Tiranës.

Related posts

Komuna Saraj me njoftim të rëndësishëm për banorët

Redaksia

Ulet numri i infektimeve me Kovid-19, por numri i vdekjeve vazhdon të mbetet i lartë

N E

Filipçe: Janë aprovuar 498 specializime dhe 87 subspecializime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More