Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

nga D V

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto në menaxhim në fundin e gushtit 2024.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin 2023.

“Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth 200 milionë euro) dhe kthimi nga investimet (rreth 165 milionë euro). Por njëkohësisht rreth 60 milionë euro u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera.

Prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021”, thuhet në njoftim.

Vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose 2.34 miliardë euro) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose 660 milionë euro).

Tutje në njoftim thuhet se përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth 675 milionë euro nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth 200 milionë euro nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More