Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fondi inovativ, thirrje publike për digjitalizimin e komunave

Shkup, 2 tetor – Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe UNDP kanë shpallur thirrje publike e cila do të zgjasë deri më 15 nëntor, për digjiitalizimin e komunave, e cila ka për qëllim zhvillimin e zgjidhjeve dhe mjeteve digjitale për shërbime më të mira dhe më cilësore. Mjetet për thirrjen në vlerë prej 4 milion denarësh janë të siguruara nga UNDP, ndërsa aplikuesit duhet të zhvillojnë E-platformë për mbledhjen e taksave në mënyrë elektronike, sistem për pagesën elektronike të faturave për ndërmarrjet publike, sistem elektronik të vullnetarëve dhe platformë online për forum komunal.

“Digjitalizimi i komunave do të kontribuojë në rritjen e transparencës në punën e tyre dhe uljen e korrupsionit në sektorin publik. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që kompanitë vendore të kyçen plotësisht në aktivitete për përmirësimin e funksionimit të sektorit publik.”,- tha drejtori i Fondit të inovacioneve, Jovan Despotovski.

Përfaqësuesja e UNDP-së në vend, Narine Sahakian, pret interes të lartë për thirrjen.

“Shpresojmë të shfrytëzojmë fuqinë inovative të sektorit privat për të zhvilluar mjete digjitale që jo vetëm do të ndihmojnë komunat të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë efektive në kushtet e pandemisë, por gjithashtu t’i bëjnë shërbimet publike më të arritshme dhe më rezistente në të ardhmen. UNDP tashmë mbështet digjitalizimin e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale në disa mënyra.”,- theksoi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Sahakian.

Platforma elektronike duhet të zhvillohet në maksimum prej 30 ditësh, kurse një aplikues duhet të paraqesë ofertë për të katër zgjidhjet që do të implementohen në pesë komuna pilot: Qendër Zhupë, Bogovinjë, Shën Nikolël, Prilep dhe Kumanovë.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...