“Forbes”: Pasuria e Elon Mask është rritur me gati 10 miliardë dollarë

Pasuria e themeluesit të kompanisë “Tesla”, Elon Musk, në fund të javës së kaluar u rrit për 9,9 miliardë dollarë, lajmëroi “Forbes”.

 

Kjo, si rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të Teslës. Dhe, për momentin, pasuria e përgjithshme e Mask është 165,9 miliardë dollarë. Përndryshe, ai është ende i treti në listën e miliarderëve të “Forbes”.

Aksionet e Teslës u rritën për 7,8 për qind në fund të javës së kaluar, megjithëse ato ranë 1,17 për qind të premten. Rritja e mprehtë e letrave me vlerë të kompanisë thuhet se lidhet me optimizmin e përgjithshëm të tregut pasi presidenti dhe një grup dypartiak i senatorëve arritën marrëveshje fillestare mbi një “paketë infrastructure” prej rreth 1,2 trilionë dollarë.

Related posts

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Redaksia

Situata në Afganistan, SHBA mbledh Nato-n për shpërndarjen e refugjatëve

D V

Kina përditëson protokollin e testimit masiv për të përballuar më mirë variantin Delta

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More