Maqedoni

Forcat perëndimore dhe anëtaret e BE-së të pranishme në mënyrë dominuese në Maqedoninë e Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator – Forcat e vjetra ose perëndimore, si edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë prani dominuese në Maqedoninë e Veriut, tregon Indeksi për prani ndërkombëtare të Institutit Prespa, që përpunohet për herë të parë sivjet. Përllogaritja për vitin 2019 e tregon renditjen e pranisë së 24 shteteve të seleksionuara krahasuar me të njëjtën për vitin 2010, gjegjësisht 2000.

Tri shtetet e renditura më së larti nga Indeksi për prani ndërkombëtare, praninë e tyre agregate e shprehin me 627,6 pikë indeksi te Turqia, 610,2 pikë indeksi te SHBA-ja dhe 600,3 pikë indeksi te Bullgaria.

“Me tri shtetet e renditura më së larti mbyllet edhe grupi i 600+ shteteve. Podiumi i vendosur në këtë mënyrë, këtu veçanërisht  dy shtetet me renditje më të lartë në Indeksin për vitin 2019, flet edhe për atë se sa Maqedonia e Veriut është shtet atraktiv në aspektin gjeopolitik”, thekson Instituti Prespa.

Pas Turqisë, SHBA-së dhe Bullgarisë, në mesin e dhjetë të parave janë Gjermani, Serbia, Sllovenia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia dhe Shqipëria.

Vetëm tri prej dhjetë shteteve më renditje më të lartë sipas Indeksit për prani ndërkombëtare të Institutit Prespa, nuk janë anëtare të BE-së (Turqia, Serbia dhe Shqipëria), njëra nuk është anëtare e NATO-s (Serbia), gjegjësisht katër nuk gjenden në mesin e 50 shteteve me renditje më të mirë në Indeksin për demokraci (Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia), derisa njëra prej tyre (Turqia) gjendet në kufirin e regjimeve autoritare.

Prania e dy prej anëtareve ekzistuese në Këshillin e Sigurimit të KB-ve (SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar) ose tre prej lojtarëve globalë sipas grupimit të bërë në Indeksin, vetëm e konfirmon atraktivitetin gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut, shprehen nga Instituti.

Prania e Rusisë me 486,7 pikë indeksi, si dhe të Kinës me 467,5 pikë indeksi, shtojnë nga Instituti është shumë nën nivelin e lojtarëve të tjerë shtojnë nga Instituti është larg nën nivelin e lojtarëve të tjerë global, gjegjësisht të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të Turqisë.

Krahasuar me Indeksin për prani globale të Institutit Mbretëror Elkano, dallohet dallimi te Kina. Përkundër pranisë evidente globale kineze, Kina gjendet madje në vendin e 15-të, sipas Indeksit për prani ndërkombëtare.

Dhjetë shtetet me renditje më të ulët, sipas hulumtimit të Institutit Prespa, tregojnë dominim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Bashkimi dallon si miku më i madh i shtetit për thuajse një të pestën e qytetarëve, por vërehet edhe prani e fqinjëve, me tre prej pesë fqinjëve të drejtpërdrejt (Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria) në listën, si dhe të shteteve të ish-Jugosllavisë, sërish me tre prej shtatë trashëgimtarëve (Serbia, Sllovenie dhe Kroacia) në listën.

Indeksi përllogaritet në bazë të të dhënave objektive dhe të arritshme në mënyrë publike, statistikës ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare, statistikës vendore, të dhëna që i mbledhin dhe përpunojnë institucionet kombëtare, bazës ndërkombëtare të të dhënave, si dhe monitorimi i mediave.

Për nevojat e indeksit prania identifikohet në tri dimensione, ekonomik, politik dhe të butë ose kulturor. Dimensioni ekonomik vlerësohet në disa fusha – energji, të mira themelore, përpunime, shërbime, investime të drejtpërdrejta të huaja, remitanca, ndihmë zhvillimore. Vlerësimi i dimensionit politik bëhet në raport me marrëdhëniet diplomatike, misionet e huaja, vizitat e ndërsjella, bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin ushtarak. Dimensioni i butë (kulturor) vlerësohet në raport me migrimet, turizmin, kulturën, mediat, mediat sociale, teknologjinë, shkencën dhe hulumtimet, arsimin.

Në raport me praninë ekonomike për vitin 2019 në krye të tabelës gjendet Gjermania me 670,5 pikë indeksi, në vendin e dytë është SHBA-ja me 584,5 pikë indeksi, ndërsa e treta është Turqia me 583,7 pikë indeksi. Pesëshen e parë e mbyllin Mbretëria e Bashkuar me 559,7 pikë indeksi dhe Italia me 547,7 pikë indeksi.

“Renditja në tabelën dhe veçanërisht dhjetë shtetet e renditura më së larti ndihmojnë që të bëhen tri konstatime. Së pari, lidhjet ekonomike janë më të fuqishme me shtetet fqinje. Madje tre prej fqinjëve (Bullgaria, Serbia dhe Greqia) gjenden në mesin e dhjetë shteteve me renditje më të lartë në raport me dimensionin ekonomik. Së dyti, shtetet e zhvilluara, demokracitë e qëndrueshme dhe shtetet e Perëndimit janë partnerët kryesorë ekonomik dhe investitorë në Maqedoninë e Veriut. Kjo shihet në praninë e ekonomisë më të madh të BE-së, Gjermanisë, e cila është e pamposhtur në majën në tre vitet e Indeksit. Prania e Italisë, ekonomisë më të madhe nga Evropa Jugore, i forcon lidhjet në mënyrë plotësuese. Së treti, Turqia është partner serioz ekonomik i Maqedonisë së Veriut. Dallimi i saj si e tillë në opinion është konfirmuar përmes shumicës së treguesve individual dhe ndryshimeve të Indeksit. Përveç kësaj, duke marrë parasysh pozicionin gjeografik të Turqisë, lidhjet e saj ekonomike, si dhe karakteristikat tjera, ajo është proksi partneri kryesor i Maqedonisë së Veriut për shtetet e Lindjes së Afërt dhe botës arabe”, thuhet në hulumtimin e Institutit.

Në raport me praninë politike për vitin 2019, Indeksi për prani ndërkombëtare e renditë në vendin e parë Bullgarinë me 676,5 pikë indeksi. Në vendin e dytë gjendet Turqia me 645,2 pikë indeksi, e në vendin e tretë është Sllovenia me 609,5 pikë indeksi.

Pesëshen e parë e rrumbullakojnë SHBA-ja me 581,5 pikë indeksi dhe Gjermania me 522,6 pikë indeksi. Në mënyrë krahasuese, dhjetë shtetet me renditje më të lartë te dimensioni politik përkojnë me renditjen e përgjithshme për vitin 2019. Vetëm Mbretëria e Bashkuar nuk u has në mesin e dhjetë shteteve të para, ndërsa Rusia për herë të parë paraqitet në top 10 shtetet.

“Renditja në tabelën dhe veçanërisht dhjetë shtetet e renditura më së larti ndihmojnë që të bëhen tri konstatime. Së pari, afërsia gjeografike dhe lidhjet historike janë primare për realizimin e pranisë, ndërsa dominimi i shteteve fqinje (Serbia, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia), gjegjësisht të ish-republikave jugosllave (Serbia, Kroacia dhe Sllovenia) është mësa evidente. Së dyti, atraksioni gjeopolitik i Maqedonisë së Veriut konfirmohet me paraqitjen e Rusisë. Dimensioni politik është i thjeshtë, nuk kërkon ekonomi të fuqishme dhe me pak investime shtetërore realizon prani të dallueshme. Nëse kësaj i shtohet prania e vazhdueshme e SHBA-së, atëherë bëhet mësa e qartë se vija e konfliktit e ish-sekretarit shtetëror të SHBA-së Xhon Keri, ngadalë po shënohet. Së treti, tërheqja e Uashingtonit zyrtar nga gjithë Evropa, e vendos Gjermaninë në pozicionin e liderit. Pa marrë parasysh praninë e saj ekonomike, si do të zhvillohen më tutje gjërat te ne dhe në rajon janë më shumë detyrë e Gjermanisë”, bëhet e ditur në hulumtimin.

Në raport me praninë e butë, në krye të listës gjenden SHBA-ja me 712,2 pikë indeksi. Vijon Serbia me 705,3 pikë indeksi, me çka mbyllet lista e 700+, derisa në vendin e tretë gjendet Turqia me 661,6 pikë indeksi.

“Duke i marrë parasysh lidhjet me dimensionin ekonomik mund t’i bëjmë tri konstatimet vijuese. Së pari, është e thjeshtë që të mbahet niveli i lartë i pranisë së butë kur je i afërt në aspektin gjeografik dhe ke lidhje të tjera si gjuhë, religjion, të kaluar historike të përbashkët, etj. Së dyti, tendenca e qartë e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, si dhe procesi i aderimit vetëm do ta përmirësojë filtrimin e rezultateve që do të vijojnë në kuadër të këtij dimensionit që do ta forcojë dukshëm praninë evropiane, por edhe perëndimore. Së treti, nëse merren parasysh lidhjet me dimensionin ekonomik, atëherë është për t’u pritur që në një të ardhme të afërt të shohim një zhvendosje të re atje dhe përmirësim të renditjes dhe pranisë së demokracive të vjetra dhe ekonomive perëndimore”, konstatojnë nga Instituti.

Krijimi i Indeksit të pranisë ndërkombëtare është rezultat i projektit “Matje të pranisë dhe ndikimit të huaj në Maqedoninë e Veriut”, të implementuar nga Instituti Prespa, ndërsa i mbështetur financiarisht nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID).

Indeksi i pranisë ndërkombëtare (International Impact Index) është indeks sintetik që i rendit, kuantifikon dhe agregon projeksionet e shteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. Koncepti për projektin dhe hulumtimin u krijuan si rezultat i suksesit të përgjithshëm të Indeksit për prani globale, bazës së tij metodologjike dhe punës së Institutit mbretëror Elkano, ndërsa ishin produkt i konsultimeve të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit me Institutin.

Indeksi për prani ndërkombëtare i mbikëqyr shtetet si vijon. Nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi, nga vendet anëtare të BE-së Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Rumania, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Austria, Sllovenia, Suedia, Polonia dhe Holanda, nga lojtarët global Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Rusia, Kina dhe Turqia.

Instituti Prespa është organizatë e pavarur tinktenk, që është e përkushtuar në studimin, hulumtimin dhe analizën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës së jashtme, si dhe për çështjet evropiane dhe evropianizimit. Instituti synon të promovojë dituri për gjendjen momentale në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe të marrë pjesë në debatin dhe gjenerimin e ideve në nivel evropian.

Postime të ngjashme

Deri tani 15 shkolla të mesme dhe 21 fillore kanë kërkuar të organizojnë mësim me prani fizike

Z H

Shahpaska: Gjendja me pandeminë në çerdhe është stabile

XH,I

Nëse fatura për energji elektrike është më e lartë se konsumi real, qytetarët të dërgojnë ankesë në KRE

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...