Ushtarët ukrainas nga Brigada e 47-të e Motorizuar kanë arritur të zënë në rajonin rus Kursk një ushtar rus nga Brigada e 155-të, i cili tha se ishte dëshmitar i ekzekutimit të ushtarëve ukrainas.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse ushtari i arrestuar rus që është emëruar si Yuri Pitkevich, kishte marrë pjesë në ekzekutimin e ushtarëve ukrainas.
Në tetor të vitit 2022, derisa po vuante dënimin në një burg në Rusi, ai ishte pajtuar të nënshkruaj një kontratë me grupin mercenar rus Wagner.
Si anëtar i një njësie të Wanger, fillimisht mori pjesë në luftimet në Soledar dhe Bakhmut në rajonin ukrainas Donetsk.
Në qershor të vitit të kaluar, ai ishte gjithashtu pjesë e puçit të Wagner, ku trupat e këtij grupi mercenarësh kishin marshuar drejt Moskës në krye me liderin e atëhershëm Yevgeny Prigozhin.
Në qershor të këtij viti, Pitkevich nënshkroi një kontratë të re dhe iu bashkua Brigadës së 155-të të forcave të Federatës Ruse.
Në gusht kur brigada e tij zbarkoi në rajonin e Kurskut, mori drejtpërdrejt pjesë në luftimet kundër ukrainasve.
E në fund të shtatorit, ishte dëshmitar i vrasjes së dy ushtarëve të burgosur ukrainas në afërsi të fshatit Glushkovo.
Sipas tij, urdhri për ekzekutimin dhe prerjen e kokave të tyre e dha komandanti i njësisë.
Pitkevich madje zbuloi identitetin e komandantit si dhe të ushtarëve që morën pjesë në kryerjen e krimeve të luftës.