Ford F-150 bëhet “bishë” me motor nga Mustang dhe dizajn ushtarak

nga D. V.

Një Ford F-150 është transformuar në një makinë krejt të pazakontë, të quajtur USSV Hamba, nga kompania amerikane US Specialty Vehicles.

Ky model unik, i vetëm në botë, u shfaq fillimisht në ankandin Barrett-Jackson dhe tani ndodhet për shitje në një autosallon në Florida, pasi më herët nuk gjeti blerës për 79 mijë dollarë.

Dizajni i tij i çuditshëm, me panele trupore të frymëzuara nga mjetet ushtarake dhe avionët luftarakë, e bën të duket si i ardhur nga një film aksioni.

Nën “kapak”, Hamba fsheh motorin 5.0 V8 nga Ford Mustang, me 420 kuajfuqi dhe 420 Nm çift rrotullues, i kombinuar me një transmision automatik me 10 shpejtësi.

Kabina është personalizuar me lëkurë të kuqe dhe Alcantara, duke e bërë brendësinë më luksoze se sa duket jashtë.

Edhe pse hapësira e pasme është e kufizuar, kjo makinë mbetet një miks i rrallë mes fuqisë, stilit të çuditshëm dhe ekskluzivitetit absolut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More