Ford rifreskon gjeneratën e katërt të modelit Expedition

Ford për vitin e ardhshëm ka rinovuar gjeneratën e katërt të modelit Expedition, e në ofertë është shtuar edhe versioni Timberline.

 

Expedition Timberline është një version i orientuar “off-road”, ku përveç tjerash ka përmirësuar elementet mbrojtëse, gomat Goodyear Wrangler AT për të gjitha terren, maskën e re dhe detaje me ngjyrë portokalli, transmeton Telegrafi.

Motori është 3.5 litra EcoBoost V6 që prodhon 440 kuaj-fuqi. Aty janë edhe fellnet prej 22-inç, që e bëjnë këtë veturë të duket tejet agresive.

2022 Ford Expedition ka marrë sistemin autonom të ngasjes nga BlueCruise, sikurse edhe SYNC 4 infotainment sistemin me një ekran prej 12 inçëve. 

Related posts

Tesla ka shitur më shumë se 241 mijë vetura në tremujorin e tretë të këtij viti

D V

BMW zbulon Series 2 Coupe të enjten, publikon një imazh ngacmues në internet

D V

Mazda 6 e gatshme deri në verën e vitit të ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More