Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Fordi u jep fund dekadave të prodhimit në Brazil

Zhurnal Ads

Prodhuesi amerikan i makinave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend.

Fordi fajësoi pandeminë e koronavirusit, e cila tha se i ka zvogëluar më tej shitjet dhe ka rritur “humbjet e konsiderueshme” në rajon.

Rreth 5.000 njerëz, kryesisht në Brazil, pritet të humbasin vendet e punës.

Vendimi është pjesë e një ristrukturimi global të Fordit, i cili po përpiqet të përmirësojë performancën e tij financiare.

“Me më shumë se një shekull në Amerikën e Jugut dhe Brazil, ne e dimë se këto janë veprime shumë të vështira, por të domosdoshme për të krijuar një biznes të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, tha shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley.

Kompania ka hapur fabrikën e saj të parë të montimit në Brazil në vitin 1920.

Ajo ka shkurtuar qindra vende pune vitin e kaluar, për shkak të rënies së shitjeve, si pasojë e pandemisë. \ REL

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

EQA – Makina e re elektrike më e re nga Mercedes

S.B.

Kamerës që nuk i ikë asgjë, ajo regjistron edhe targat e një makine nga një distancë prej 1500 metrash

S.B.

Skoda prezanton “Enyaqin”

admin

Toyota ankohet se Brexiti mund t’i shkaktojë dëme të mëdha financiare

S.B.

Dhjetë këshilla për vozitje më të sigurt në mjegull

S.B.

Bullgaria sjell makinën sportive elektrike që duket si anije kozmike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...