Sport

Formacionet e mundshme: Zenit-Lazio, Muriqi nga minuta e parë

Zhurnal Ads

Lazio duhet t’ia dalë pa Ciro Immobile ndaj Zenit St Petersburgut në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që zhvillohet në Rusi me fillim në ora 18:55, Simone Inzaghi nuk e ka në dispozicion sulmuesin kryesor, krahas të cilit nuk kanë udhëtuar edhe Lucas Leiva e Thomas Strakosha, kurse emra si Luis Alberto e Manuel Lazzari nuk janë në dispozicion për lojë.

Kështu që trajneri ka vendosur që në sulm të angazhojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, nga minuta e parë, ndërsa për partner do ta ketë Andreas Pereiran.

Formacioni i mundshëm i Lazios: Reina; Luiz Felipe, Hoedt, Acerbi; Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic, Fares; Pereira, Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Zenit St Petersburgut: Kerzhakov; Karavaev, Lovren, Rakitskyi, Krugovoi; Kuzyaev, Barrios, Ozdoev, Driussi; Azmoun, Dzyuba.

Postime të ngjashme

McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

XH,I

Tavecchio: Pezullimi i serishëm i Serie A do të ishte më keq sesa fundi i botës

admin

Del Piero: Dybala nuk luan për shkak të gjendjes fizike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...