Agjencia Zhurnal.mk

Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner – katër transferime, largohet Icardi

Antonio Conte është zyrtarizuar si trajner i Interit, ndërsa tani kanë filluar të dalin formacionet e mundshme që mund të përdor në sezonin e ardhshëm.

Të enjten pasdite Interi ka njoftuar shkarkimin e Luciano Spallettit, ndërsa mëngjesit e sotëm (e premte) është zyrtarizuar emërimi i Contes.

Menjëherë pas emërimit të Contes trajner të Interit, kanë filluar edhe thashethemet e transferimeve të trajnerit italian.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Conte pritet të bëjë katër ndryshime në formacionin titullar të sezonit të ardhshëm, ku katër janë transferime të reja.

Formacioni i 49-vjeçarit italian me Nerazzurrët pritet të jetë ai i përhershmi që përdor, 3-5-2.

Transferimi i parë pritet të zyrtarizohet Diego Godin, i cili tash e një kohë po flitet që ka marrëveshje me Interin.

Në anën tjetër objektivat tjerë të Contes me Interit janë edhe dy italianët e talentuar, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa, ndërsa në sulm Edin Dzeko.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Interit me Conten:

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...