Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa është afër konfirmimit si lojtar i ri i Interi dhe argjentinasi pritet të luajë titullar në skemat e trajnerit Simone Inzaghi.

 

Interi ka bërë disa ndryshime për sezonin 2021/22, pasi nuk mungojnë largimet, por edhe transferimet e reja.

Trajneri Antonio Conte dhe lojtarët Achraf Hakimi e Romelu Lukaku janë larguar, ndërsa në vend të tyre kanë ardhur Simone Inzaghi, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko.

Interi ka afruar edhe si lojtar të lirë mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, ndërsa afër transferimit është edhe Correa nga Lazio.

Megjithatë, formacioni i Interit për sezonin 2021/22 nën urdhrat e Inzaghit nuk pritet të pësojë shumë ndryshime.

Renditja do të jetë e njëjtë me 3-5-2, ndërsa tre lojtarë do të ndryshohen për dallim nga sezoni i fundit.

Calhanoglu pritet të marrë vendin në mesfushë, Dumfries si anësor i djathtë, ndërsa Correa si partner i Lautaro Martinezit në sulm.

Porta dhe mbrojtja do të jenë të pandryshuara me Samir Handanovic, Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni.

Në mesfushë do jenë të përhershmit Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella, teksa Ivan Perisic pritet të luajë si titullar në krahun e majtë. /Telegrafi/

Related posts

Liverpooli fiton pa shumë mund në udhëtim te Leeds United

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Shpresat e Kosovës mposhten nga Anglia, vendosin dy golat e pjesës së parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More