Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ‘finalen’ ndaj Bjellorusisë

Elseid Hysaj humb finalen me Bjellorusinë. Mbrojtësi i djathtë ka rezultuar pozitiv me coronavirus, nga testet që janë kryer dje për kuqezinjtë. Këtë e ka konfirmuar FSHF në faqen zyrtare, por edhe vetë lojtari apo edhe skuadra napolitane. Nga ana tjetër, trajneri reja pritet që të ketë në fushë “gladiatorin’ Gjasula, i cili do të sakrifikojë, duke ditur se problemet në shpatull, nuk kalojnë kaq thjeshtë brenda dy ditësh.
MBROJTËSI POZITIV

Elseid Hysaj ka bërë dje një status që ka konfirmuar pozitivitetin me coronavirus. “Përshëndetje të gjithëve. Doja vetëm t’ju njoftoja se kam dalë pozitiv me “COVID-19”, por falë Zotit jam mirë dhe asimptomatik. Do të rikthehem sa më shpejt. Kini kujdes, përdorni gjithmonë maskat dhe mbrohuni”.

“Forca Shqipëria, do kthehem së shpejti”, ka shkruar mbrojtësi kuqezi. Në njoftimin e FSHF-së, dhe më tej të konfirmuar nga skuadra e Napolit, mbrojtësi do të qëndrojë në Shqipëri për të kryer karantinën, deri në momentin që do të rezultojë negativ dhe i gatshëm për të udhëtuar drejt Italisë. Mungesë e rëndësishme për finalen e edicionit, mirëpo trajneri Reja duket se e ka gjetur zëvendësuesin: Albi Doka, i cili ka dhënë garanci.

DOKA E GJASULA

Albi Doka do të jetë në rolin e titullarit në linjën e djathtë dhe Uzuni sërish në të majtë. Mbrojtësi i Goricas në Kroaci, ka dhënë garanci për trajnerin me paraqitjet e fundit me kuqezinjtë, duke bërë që sot të ketë shansin për të qenë në fushë nga minuta e parë. Gjithashtu, “Panorama Sport” mëson se Klaus Gjasula pritet të sakrifikojë. Bazuar në stërvitjet e fundit të kryera, lojtari me gjithë problemet në shpatull që nuk janë zgjidhur plotësisht, pritet të sakrifikojë si një “gladiator”, siç edhe është pseudonimi i tij.

FORMACIONI

Kapiteni Berisha në portë, pritet që përpara tij të ketë treshen Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Përpara, Gjasula do të ketë në krahë një mes Laçit dhe Kallakut si dhe Memushajn. Nga krahët, Doka dhe Uzuni do të bëjnë fashat anësore. Në sulm, sërish Cikalleshi-Manaj. Numri një i Kombëtares, pritet të hedhë në fushë një formacion të konfirmuar dhe që ka gjetur balancat dhe garancitë e duhura, duke qenë se bëhet fjalë për një sfidë ku kërkohet patjetër fitorja.

STATISTIKA

Në këtë ndeshje, Edi Reja do të synojë fitoren e tretë radhazi. Italiani kërkon që të thyejë një “tabu” edhe për paraardhësit e tij, italianët De Biazi dhe Panuçi, duke qenë se diçka e tillë nuk ndodh që në vitin 2010. /PanoramaSport/

Postime të ngjashme

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Dafina Vidishiqi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

Dafina Vidishiqi

Prezantuesja italiane e Euro 2020 shkakton trazira në internet, tifozët e futbollit janë të bindur se asaj i doli zona intime gjatë transmetimit

Dafina Vidishiqi

Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

Dafina Vidishiqi

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Dafina Vidishiqi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...