Formacioni i mundshëm i Spanjës ndaj Kosovës – Enrique me plot yje dhe rreshtim sulmues

Trajneri Luis Enrique ka ndarë tashmë mendjen për formacionin titullar të Spanjës për ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

 

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ky takim i vlefshëm për Grupin B pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ndarë tashmë mendjen dhe pritet t’i bëjë tri ndryshime për dallim nga ndeshja ndaj Greqisë.

Por, si pritet të luajë trajneri i Spanjës, Luis Enrique, në ndeshjen ndaj Kosovës?

Spanja gjatë stërvitjes së fundit në ‘Fadil Vokrri’

Gazeta spanjolle AS ka publikuar artikullin me formacionin e mundshëm të Spanjës, ku është i mbushur plot yje dhe pa befasi.

Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Alvaro Morata janë tre emrat më të mëdhenj që pritet të zbarkojnë në “Fadil Vokrri” sonte.

Formacioni i SpanjësUnai Simon; Azpilicueta, Laporte, Eric Garcia, Jordi Alba; Carlos Soler, Busquets, Llorente; Sarabia, Morata, Ferran Torres.

Related posts

Trajneri i Liverpoolit, Klopp nuk planifikon shitje të lojtarëve – tani për tani

D V

Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim – jam i nderuar për respektin e Tares

D V

Tottenhami arrin marrëveshje me Barcelonën për Emerson Royal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com