Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të dyta të Ligës së Kampionëve, dominohet nga lojtarët e Interit dhe PSG-së

nga D. V.

Tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste përfaqësohen në formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve nga ndeshjet e kthimit.

Interi përfaqësohet me katër lojtarë, Paris Saint-Germain me katër lojtarë dhe Barcelona me tre. Arsenali nuk ka asnjë lojtarë në formacionin më të mirë.

Në portë, Yann Sommer ka zënë vendin e tij pas një paraqitje bravuroze ndaj Barcelonës, teksa në mbrojtje janë votuar Achraf Hakimi, Marquinhos, Francesco Acerbi dhe Gerard Martin.

Në mesfushë, Nicolo Barella, Frenkie de Jong dhe Fabian Ruiz janë lojtarët që janë zgjedhur më të mirët.

Sulmi gjithashtu ka tre lojtarë nga tri skuadra të ndryshme, me Lamine Yamal, Lautaro Martinez dhe Khvicha Kvaratskhelia që formojnë treshen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More